Lajme

Çitaku me reagim të radhës pas sulmit në Pejë: Ma gjeni një grua në Kosovë e cila së paku një herë nuk është kërcënuar e ngacmuar

10/01/2022 00:40
nga:Astrit Gashi

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë një reagim tjetër pas sulmit seksual ndaj alpinistes, Mrika Nikçi.

Çitaku në një shkrim në Facebook, ka thënë se në Kosovë gratë ndihen të kërcënuara, të fyera, të ngacmuara e të sulmuara.

“Vetëm pse është grua. Boll ma”, ka shkruar Çitaku.