Lajme

Këshilli i Prindërve: Hapini shkollat ose çregjistrohemi

09/30/2022 11:14
nga:N M

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar sërish që mësimi të filloj dhe greva të ndëpritet, raporton Gazeta Blic.

Ata kanë thënë se e drejat për mësim është e garantuar me kushtetutë.

Sipas tyre, janë bërë 22 ditë që 320 mijë fëmijë nuk po muns të shkojnë në shkolla.

Reagimi i plotë:

I jemi mirënjohës organizatës UNICEF që ka kërkuar fillimin e menjëhershëm të procesit mësimor në Kosovë, duke sqaruar edhe dëmin e madh që po i bëhet të ardhmës së fëmijëve!
Do të donim që reagime të tilla, në mbrojtje të së drejtës kushtetuese të fëmijëve tanë për edukim e arsimim publik, të kishim edhe nga organizata e përfaqësi të tjera ndërkombëtare që zakonisht reagojnë për çështje shumë më pak të rëndësishme.
E 22-ta ditë që rreth 320 mijë fëmijë nuk mund të shkojnë në shkolla!
Hapini shkollat ose çregjistrohemi!