Sporti

Haaland i befasuar me veten: Nuk prisja një fillim kaq të mirë me Cityn, është ende tetori dhe unë kam 14 gola

09/30/2022 09:14
nga:E K

Erling Haaland po bën bujë në Angli.

Sulmuesi norvegjez në një intervistë për Viaplay, pranoi se nuk e priste një fillim kaq të mbarë me fanellën e Manchester Cityt, shkruan GazetaBlic Sport.

“Askush nuk mund ta priste një fillim të tillë, sinqerisht duhet ta them. Sezonin e kaluar, Man. City shënoi 100 gola, padyshim që shpresonja të shënoja  disa, do të ishte çështje kohe. Nuk jam i befasuar që shënoj, por nuk është ende tetori dhe tashmë kam 14 gola. Nuk e prisja diçka të tillë”, tha ai.

Kujtojmë se Haaland u transferua në “Etihad Stadium” nga Dortmund për 51 milionë funte.

/GazetaBlic Sport/