Lajme

Edhe një anëtar tjetër i VV-së tallet me Rizvanollin: A ka mundësi Qeveria ta subvencionojë izolimin, po pyes për një shok

09/29/2022 18:40
nga:Astrit Gashi

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Podujevës, Pajtim Balaj, në një postim në Facebook është tallur me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Reagimi i drejtorit ka ardh pasi që ministrja u është drejtuar qytetarëve të izolojnë shtëpitë e tyre para se të behët ftoftë.

Në postimin e parë që e ka bërë ai ka pyetur Ministren se a ka mundësi që qeveria ta bëjë subvencionimin e izolimit.

Në formë tallëse ai ka cekur se po pyet për një shok dhe ka treguar se Komuna e Podujevës është në përfundim të izolimit të banesave kolektive.

Postimi i plotë:

Ministre Rizvanolli, a ka mundësi Qeveria ta subvencionimin e izolimit?

Po pyes për një shok.

P.S Komuna e Podujevës është në përfundim të izolimit të banesave kolektive.