Sporti

Moment epik/ Ish futbollisti i Wolves tenton ta godas me top dronin që fluturonte mbi stadium, e pëson nga gjyqtari!

09/29/2022 13:12
nga:L J

Ish-lojtari i Wolves, Marcal mori një karton të verdhë për përpjekjen për të hedhur një top në një dron që fluturonte mbi fushë.

33-vjeçari u largua nga Wolves në verë si një transferim i lirë pasi kaloi dy sezone në klub, përcjell GazetaBlic Sport.

Marcal vendosi të kthehej në atdheun e tij në Brazil për të luajtur për Botafogo. Por në paraqitjen e tij të dhjetë për klubin, dhe ndërsa mbante shiritin e kapitenit, ai mori një karton të verdhë në fitoren 1-0 ndaj Goias.

Mbrojtësi u përpoq të gjuante një top në një dron që fluturonte mbi stadium në pjesën e dytë.

Dhe si rezultat, arbitri ndëshkoi në mënyrë të çuditshme lojtarin.

/GazetaBlic Sport