Ish-lojtari i kombëtares gjermane, Thomas Strunz paditi djalin e tij 21-vjeçar, sepse ai nuk dëshiron ta mbështesë më.
Më herët ai u përpoq të bënte të njëjtën gjë me vajzën e tij. Strunz ka dy fëmijë nga lidhja e tij me Claudia Effenberg, e cila pas divorcit me të në vitin 2002 u martua me të famshmin Steffan Effenberg. Strunz nuk është në marrëdhëniet më të mira me fëmijët e tij dhe ai tha në gjykatë se nuk dëshiron të mbështesë më djalin e tij Tommy, i cili studion për gastronomi dhe fiton 600 euro në vitin e dytë të kolegjit.
Ai nuk do t’i dërgojë më para djalit të tij
Gjykata vendosi në favor të Thomasit. Tani djali Tommy duhet t’i paguajë babait të tij një shumë katërshifrore brenda katër viteve. Avokatët e Thomas donin që ai të hiqte dorë nga kompensimi në favor të djalit të tij, por Thomas vendosi që Tommy duhej ta kthente atë. Strunz ka paditur edhe vajzën e tij Lucija katër vjet më parë, por ai e humbi atë çështje.
/GazetaBlic Sport


