Lajme

Pro apo kundër grevës, mësimdhënësit votojnë sot

09/29/2022 09:17
nga:Genita C

Mësimdhënësit e Kosovës sot do të votojnë se a do ta pranojnë propozimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit për ta pezulluar grevën deri në janar apo jo.

Në një shkresë që u është dërguar mësimdhënësve iu është bërë thirrje të jenë në shkollë në orarin e grevës, pasi do të organizohet votimi.

“Pra, luteni që nesër të jeni në shkollë në orarin e grevës (9:00–12:00) sepse do ta organizojmë votimin kush është PËR apo KUNDËR “pezullimit’ të grevës”, thuhet këtë shkresë.

Votimet e mësimdhënësve do të dërgohen në SBAShK ku më pas – varësisht rezultatit të votimeve – pritet të merret vendimi nëse do të vazhdojë ose jo greva.

SBASHK pyet anëtarësinë: A jeni PËR që më 3 tetor të nis mësimi?