Lajme

Mehaj: Oficeri Luan Haradinaj ka diplomuar në SHBA për Inteligjencë Ushtarake

09/28/2022 21:30
nga:Astrit Gashi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se Ushtrisë së Kosovës(FSK), i është shtuar dhe një Oficer i diplomuar në Military Intelligence Basic Officer Leader Course (MIBOLC) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) dhe ai është Luan Haradinaj.

“Oficeri ynë, Toger Luan Haradinaj diplomon me sukses të lartë në Kursin Bazik për Oficer të Inteligjencës Ushtarake në SHBA (MIBOLC)”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Kuadrit tonë specialistik në fushën e inteligjencës ushtarake i shtohet edhe oficeri ynë, Toger Luan Haradinaj i cili me sukses të lartë diplomoi në Military Intelligence Basic Officer Leader Course (MIBOLC) në SHBA”.

“Suksesi i Luanit na bënë shumë krenar të gjithëve sepse me angazhimin e pandërprerë, vendosmërinë e çeliktë, si dhe përkushtimin maksimal, dëshmon lidership të eprorit dinjitoz, duke vazhduar traditën e babait, Shkëlzenit dhe xhaxhait, Luanit, Heronjëve tanë të mëdhenj të Kombit dhe Atdheut” , ka shtuar ai.

Ndërsa në fund Mehaj i ka uruar suksese oficerit të ri të Ushtrisë në misionin e tij, në shërbim ndaj Atdheut.