Ka përfunduar ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës.
Rezultati përfundimtar ishte 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një takim pa shumë histori në “Fadil Vokrri”, me të dy skuadrat që u treguan shumë të kujdesshme në aspektin defnaziv, duke ofruar pak në sulm.
Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi tha pas ndeshjes se Drita ishte një kundërshtar i vështirë, por se është i lumtur që po rikthehet entuziazmi për futbollin në kryeqytet.
“Në klub mbretëron një atmosferë shumë e mirë, entuziazmi për futbollin në qytet është rikthyer në masë të madhe. Drita ka një ekip të fortë, e dinim që kemi një kundërshtar të fortë përpara. I përgëzoj djemtë për angazhimin e tyre në këtë takim, duhet të vazhdojmë të punojmë me besim të plotë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë, për mua është kënaqësi sepse është një Prishtinë që po rilind në të gjitha aspektet”, tha Munishi.
/GazetaBlic Sport/


