Sporti

Prishtina – Drita, formacionet zyrtare

09/28/2022 18:12
nga:Mergim Rreci

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon pas pak me derbin e madh mes Prishtinës dhe Dritës.

Më herët, Ballkani e mposhti skuadrën e Malishevës, me rezultat 2:3 në “Liman Gegaj”, shkruan GazetaBlic Sport.

Derbi i kësaj dite është padyshim në mes të Prishtinës dhe Dritës që do të duhej të zhvillohej në javën e tretë.

Drita është aktualisht lier me 17 pikë, ndërsa Prishtina gjendet në pozitën e katërt me 11 sosh.

Ky takim fillonn në ora 19:00 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse këto janë formacionet zyrtare:

Prishtina: Nika, Belica, Mici (C), Bytyqi, Useini, Pefqeli, Gashi, Kryeziu, Krasniqi, Hoti dhe Uka.

Drita: Maloku, Limani, Vitija, Broja, Namani, Baftiu, Azjeraj, Blakqori, Bardhoku, Simonovski, Kryeziu.

/GazetaBlic Sport/