Lajme

Matoshi: Trudeau nuk udhëtoi në Japoni sepse vendi u përfshi nga stuhia, Kurti shkon edhe pse mësuesit janë një muaj në grevë!

09/28/2022 13:45
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Japonisë ku po merr pjesë në cermoninë shtetërorë të varrimit të ish-kryeministrit Shinzo Abe, raporton Gazeta Blic.

Publicisti Halil Matoshi, ka bërë një paralele të Kurtit me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.

Trudeau nuk kishte udhëtuar drejt Japonisë pasi vendi i tij është përfshirë nga një stuhi.

“Ndryshe nga ky shembull, Kryeministri kosovar Albin Kurti vendosi me udhëtu drejt lindjes së largët, tue lânë vendin në grevë të mësuesve, tash e një muaj” shkruan Matoshi.

Reagimi i plotë: