Manchester City po bën presion për Rafael Leao të AC Milan.
Milani është i bindur se ai do të nënshkruajë një rinovim dhe ata janë të gatshëm të shkojnë mbi 6 milionë euro pagë në sezon, ndërkohë që kërkesat për pagë të Leaos janë rritur në 7.5 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.
Klubi italian poashtu obligohet të paguajë një pagesë nga dënimi që Leao kishte marrë për shkak të prishjes së kontratës me Sportingun.
Në rast se këto dy gjëra nuk plotësohen, do të jetë shumë lehtë e mundshme që Leao të transferohet në “Etihad Stadium”.
/GazetaBlic Sport/


