Lajme

Mbytet një anije në Portin e Durrësit

09/27/2022 12:48
nga:Y I

Mbytet një anije peshkimi e ankoruar në Portin e Durrësit.

Anija është fundosur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas peshkatarëve, ajo qëndronte e ankoruar prej disa muajsh në port.

Paraditen e sotme mjeti lundrues po nxirret në sipërfaqe.