Ndeshja e paralajmëruar për dhjetor mes Furyt dhe Joshuas është anuluar.
Tyson Fury përmes një video ka lajmëruar se kontrata për meçin nuk është firmosur nga Joshua, shkruan GazetaBlic Sport.
Pavarësisht se Joshua tha se do ta nënshkruante kontratën, si duket AJ është tërhequr nga dueli.
Fury përmes videos tha se ka mbaruar koha për të nënshkruar kontratën për Joshua duke e quajtur këtë të fundit frikacak.
“Është zyrtare, koha ka mbaruar. Është e hënë ka kaluar ora 5 dhe nuk është nënshkruar kontrata për duelin. Edhe zyrtarisht ka mbaruar për Joshuan. Harroje idiot, frikacak!. Paq fat në jetën tënde dhe karrierë”, tha ai.
????-?????? ?? ??? ❌
Tyson Fury says proposed fight with Anthony Joshua in December is off ?
? @Tyson_Fury pic.twitter.com/cYKzQHOmMm
— Sky Sports Boxing (@SkySportsBoxing) September 26, 2022
/GazetaBlic Sport/


