Lajme

Konjufca kërkon mbështetjen e Austrisë për vizat

09/26/2022 16:32
nga:N M

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka pritur në takim kryetarin e Parlamentit të Landit të Austrisë së Ulët, Karl Wilfing, raporton Gazeta Blic.

Sipas një noftimi nga zyra për media, thuhet se Konjufca shprehu mirënjohje për mbështetjen të cilën Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe zhvillimit të saj, duke theksuar nevojën e vazhdimit të mbështetjes për liberalizimin e vizave, proceset e integrimit në BE dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Gjatë takimit u vlerësuan raportet e mira dhe partneriteti i fuqishëm midis Austrisë dhe Republikës së Kosovës. Po ashtu u shpreh gatishmëria për avancimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e praktikave parlamentare dhe fuqizimin e mëtejmë të miqësisë mes dy shteteve tona”, thuhet ndër të tjera.

Në takim morën pjesë edhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger dhe zëvendësi i tij, Martin Schaller.​

Daut Haradinaj i përgjigjet Hysamedin Ferrajt: Të fala nga ne të gjallët!