Greva në sektorin e arisimit po vazhdon për të pestën javë dhe palët me qëndrim të tyre e deklarata publike duke akuzuar njëra tjetrën, duken se janë larg një ujdie, që do t`i jepte fund grevës, raporton Gazeta Blic.
Disa takime ndërmjet SBASHK dhe Qeverisë, komisionit parlamentar për Arsim e takimi me presidenten e vendit Vjosa Osmani, nuk kanë prodhur as më të paktin rezultat që të do çonte drejt fundit të kësaj situate.
Thirrjet se fëmijët duhet t`i kthehen bankave shkollore vazhdojnë çdo ditë, por kjo vazhdon të mbetet vetëm një thirrje.
Këshilli I Prindërve të Kosovës u ka bërë thirrje sërish Qeverisë së Kosovës, ministrisë së Arsimit dhe SBASHK që të ulen në mënyrë që përmes dialogut të merren vesh, krejt kjo që fëmijët mos të dëmtohen më deri sa greva vazhdon , meqë sipas tyre dëmet tashmë janë jashtëzakonisht të mëdha, si pasojë e grevës.
Jeton Demi nga Këshilli i Prindërve i ka thënë Gazeta Blic se si prindër janë në pat pozicion.
“Ne jemi të zhgënjyer nga gjendja e krijuar dhe dëmi i skajshëm që po i shkaktohet edhe këtij viti shkollor si dhe papërgjegjshmërisë për të dalë nga situata. Kthimi në shkolla, kurdo që të ndodhë, do të jetë shumë i rëndë dhe raportet mësimdhënës, prindër e nxënës rrezikojnë vështirë të riparohen lehtë”, vlëerëson ai.
Ai madje ka paralajëmruar se ky vit shkollor mund të jetë totalish I ‘humbur’.
“Po shkojmë drejt dëmtimit të sigurt edhe të një viti shkollor, të tretin rresht, që është goditje e papërballueshme për nivelin e arsimit në vend.
Demi ka thënë se protestat e prindërve nuk janë opsion momtalisht e për këtë ka pasur një arsye goxha të fortë.
“Protestat janë goxha telashe se politizimi është i skajshëm…”, ka thënë ai ndër të tjera.
Sipas tij arsimi publik është në krizën më të thellë nga paslufta dhe asnjë vlerë financiare nuk i justifikon pasojat. /Gazeta Blic/
SBASHK-u del me njoftimin e fundit: Greva vazhdon, nuk i zmbraps kryeministri Kurti
Një muaj në grevë, flasin nga SBASHK-u: A do të fillojë mësimi nesër?


