Sporti

Zyrtare: Southgate i largon katër lojtarë nga lista, nuk i fton fare për ndeshjen ndaj Gjermanisë

09/26/2022 10:27
nga:L J

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka lënë jashtë skuadrës së tij Trent Alexander-Arnold, Fikayo Tomori, James Ward-Prowse dhe Jarrod Bowen për ndeshjen ndaj Gjermanisë në Wembley sonte.

Jack Grealish i Manchester Cityt do të mungojë gjithashtu për shkak të suspendimit pasi mori një karton të verdhë në humbjen 1-0 nga Italia në Milano të premten, përcjell GazetaBlic Sport.

Largimi i Alexander-Arnold është interesant – duke pasur parasysh se lojtari i Liverpoolit gjithashtu nuk luajti asnjë minut kundër Italisë.

Poashtu edhe të tre lojtarët tjerë të larguar nuk luajtën në ndeshjen ndaj Italisë.

/GazetaBlic Sport