Kombëtarja kroate e futbollit do të luajë sonte nga ora 20:45 në Vjenë një ndeshje vendimtare për vendin e parë dhe një vend në Final Four të Ligës së Kombeve kundër Austrisë.
Me një fitore 2:1 kundër Danimarkës të enjten, Kroacia hapi derën për në xhiron e fundit dhe tashmë një triumf sonte ia plotëson objektivin, përcjell GazetaBlic Sport.
Kroacia do të luajë në një atmosferë si në shtëpi në Vienë, pasi do të ketë më shumë se 20,000 kroatë në stadiuma. Tifozët kroatë kanë blerë bileta edhe për pjesë të tjera të stadiumit. Lojtarët e Zlatko Dalicit do të kenë mbështetje të madhe nga kroatët nga diaspora, kryesisht nga Austria dhe Gjermania.
Tifozët kanë krijuar spektakël në rrugët e Vienës deri më tani.


