Kanë kaluar 45 minuta e para në ndeshjen mes Izraelit dhe Shqipërisë.
Ndeshja po luhet për Ligën B të Kombeve në Izrael, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas 45 minutave lojë, Shqipëria kishte dominim të lojës me raste të mira shënimi.
Rastin më të mirë deri tani padyshim e pati sulmuesi shqiptar, Armando Broja i cili në minutën e 5’të rrëmbeu topin nga mbrojta kundërshtare, por goditja e tij u ndal nga portieri, Glazer.
Rezultati mbetet i pandryshuar 0-0.
/GazetaBlic Sport/


