Lajme

Rrëzohet një avion në Francë

09/24/2022 14:17
nga:Y I

Aeroporti pranë Montpellier, në jug të Francës, u mbyll sot për një periudhë të pacaktuar pasi një avion mallrash u rrëzua.

Tre persona brenda Boeing 737 u shpëtuan dhe nuk pësuan asnjë lëndim, raporton AP.

Sipas autoriteteve rajonale incidenti ndodhi para agimit të së shtunës.

Aeroporti është i mbyllur për fluturimet e pasagjerëve dhe mallrave derisa avioni të zhvendoset. Aksidenti është nën hetim.