Sporti

Spanja – Zvicra, formacionet e mundshme, Xhaka dhe Shaqiri pritet të jenë titullarë në ndeshje

09/24/2022 13:41
nga:Mergim Rreci

Spanja dhe Zvicra do të përballen sonte në Ligën e Kombeve.

Pritet të jetë një ndeshje shumë interesante, me të dy kombëtaret që kanë pozita të kundërta, shkruan GazetaBlic Sport.

Iberikët janë në vendin e parë, kurse zviceranët në vendin e katërt dhe po luftojnë për t’iu shmangur rënies nga liga.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pritet të jenë titullar në këtë takim.

Spanja: Simon; Carvajal, Garcia, Torres, Alba; Gavi, Busquets, Koke; Sarabia, Morata, Torres

Zvicra: Omlin; Widmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez; Freuler, Xhaka, Sow; Shaqiri, Seferovic, Embolo

/GazetaBlic Sport/