Lajme

Shpallet në kërkim 29-vjeçari për përdhunimin e një të miture

09/24/2022 13:06
nga:Y I

Një 29-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka përdhunuar një 16-vjeçare në Selenicë.

Ndërkohë policia ka njoftuar gjithashtu se ka arrestuar një 18-vjeçar në Vlorë i cili kishte fshehur në trup kanabis dhe kokainë.

Një 55-vjeçar u arrestua gjithashtu pasi po drejtonte mjetin i dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e policisë.