Sporti

Thierry Henry do të ketë një detyrë tepër të vështirë, e drejton Belgjikën ndaj Holandës

09/24/2022 08:05
nga:Mergim Rreci

Ndihmës trajneri i Belgjikës Thierry Henry do të drejtojë kombëtaren në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Holandës, pasi trajneri i parë Roberto Martinez është suspenduar.

Për ish-sulmuesin e Arsenalit dhe kombëtares franceze do të jetë paraqitja debutuese në stolin e Belgjikës, shkruan abcnews.al.

Martinez u përjashtua me karton të kuq në kohën e pushimit të ndeshjes në Bruksel mes Belgjikës dhe Uellsit, e cila shkoi për vendasit me rezultat 2:1.

Holanda dhe Belgjika do të luajnë në Amsterdam të dielën në ndeshjen e xhiros së fundit të gjashtë të Grupit 4 të Ligës A të Kombeve.

Belgjikës do t’i duhet një fitore me më shumë se tre gola për t’u kualifikuar në turneun final.