Lajme

Rusët aterojnë në Beograd pas vendimit për mobilizim

09/24/2022 00:30
nga:Astrit Gashi

Një numër i madh i qytetarëve po vazhdojnë të largohen nga Rusia pas shpalljes së mobilizimit të pjesshëm.

Beogradi dhe Stambolli janë dy qytetet e vetme në Evropë që nuk kanë ndërprerë fluturimet, pasi Kremlini nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt.

Disa nga udhëtarët nga Rusia treguan për Radion Evropa e Lirë për arsyet se pse u larguan nga shteti i tyre.