Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud është bërë golashënuesi më i vjetër i Francës dhe është vetëm dy gola larg që të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Les Blues.
36-vjeçari shënoi golin e dytë të Francës në fitoren 2-0 ndaj Austrisë në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve në Paris mbrëmë, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai tani është bërë golashënuesi më i vjetër i Francës dhe është vetëm dy gola larg legjendës së Arsenalit, Thierry Henry, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të vendit.
Giroud ka shënuar 49 gola në 113 paraqitje me Les Blues, ndërsa Henry, një ish-sulmues i Juventusit, shënoi 51 në 123 ndeshje.
Olivier Giroud is now the oldest goalscorer in French national team history ? pic.twitter.com/QDigSGh26q
— ESPN FC (@ESPNFC) September 23, 2022


