Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ka filluar mbledhjen, në të cilën po diskutohet për grevën aktuale në arsim.
Në dikutim janë ftuar të marrin pjesë Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut, përfaqësuesit sindikalë dhe ata të Këshillit grevist, Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve.


