Kylian Mbappe ishte një nga pikat kryesore të Francës të enjten mbrëma.
Sulmuesi i PSG-së hapi rrugën drejt fitores ndaj Austrisë (2-0), shkruan GazetaBlic Sport.
I pyetur se pse paraqitjet po shkojnë më mirë me Francën sesa me klubin, Mbappe duket se ka lënë një mesazh për Christophe Galtier, trajnerin e parisienëve.
“Këtu është ndryshe, ata më kërkojnë të bëj gjëra të tjera përveç klubit, kam më shumë liri. Zgjedhësi ka një majë shtize si Giroud që zë mbrojtësit dhe unë mund të përfitoj nga hapësira që gjeneron. Në Paris nuk e kam këtë, shpesh më kërkohet të veproj si sulmues kryesor. Është ndryshe”, tha ai pas ndeshjes.
/GazetaBlic Sport/


