Lajme

Deputeti i VV-së ‘godet’ opozitën: Nuk je kurrfarë ministri nëse nuk e çon naj milion te shtëpia

09/22/2022 16:59
nga:Genita C

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi ka goditur opozitën ku thotë se është krijuar një llojë kulture në qeverisjen e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, Qeveria Kurti nuk është e korruptuar dhe nuk çon miliona tek shtëpia dhe sipas tij kjo është arsyeja që po kritikohet vazhdimit.

“Është krijuar një kulturë qeverisëse në Kosovë përgjatë viteve, që nuk je kurrfarë ministri nëse nuk je i korruptuar, nuk je kurrfarë ministri nëse nuk e çon naj milion te shtëpia, prandaj ka edhe pa pajtueshmëria të mëdha për mënyrën e qeverisjes Kurti”, thotë Rrustemi.

Sipas Rrustemit, Qeveria Kurti ka qeverisë demokratike dhe të bazuar në ligj.

“Qeveria e VV-së ka qeverisje demokratike të bazuar në ligj dhe prandoj po sulmohet nga grupet e caktuara të interesit të cilat nuk e durojnë dot sundimin e ligjit”, thotë Rrustemi.

 

Bekim Haxhiu: Kurti nuk do zgjidhje për grevën në arsim, ai do trazira!