Sot para Gjykatës do të dalin shtatë të dyshuarit, në mesin e tyre tre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të cilët u arrestuan dje gjatë aksionit “Brezovica”
Shtatë të dyshuarit ishte paraparë të dalin sot në orën 11:00 para Gjykatës Themelore të Ferizajt.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë kërkesë për masën e paraburgimit për një muaj për shtatë të arrestuarit e djeshëm në aksionin e zhvilluar në tri lokacione, në Prishtinë, Podujevë e Fushë.
Këtë e ka bërë të ditur prokurori i rastit në dosjen “Brezovica”, Rasim Maloku.
“Po tani pritet të fillojë seanca për rastin, ne do të bëjmë kërkesë për paraburgim një muaj”, ka thënë Maloku.
Të dyshuarit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit”, ka njoftuar prokuroria.
Gjithashtu, prokuroria ka dhënë detaje se çka është gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit tek personat e dyshuar, në cilësinë e provave materiale.
“Gjatë kontrollit te i dyshuari B.L., janë gjetur dhe sekuestruar: Çertifikatë e pronësisë (10 fletë), Skicë (1 fletë) dhe Telefon mobil, IPHONE 11 PRO, ngjyrë hiri.
Gjatë kontrollit te i dyshuari Sh.Sh., janë gjetur dhe sekuestruar: Dy telefona Samsung, Një Loptop HP, Si dhe dokumente të ndryshme.
Gjatë kontrollit te i dyshuari G.B., janë gjetur dhe sekuestruar: Një telefon Samsung me dy kartela sim card, Një hard disk USB 2.0 me mbishkrim SATA, Një hard disk Apacer, Një kompjuter laptop i markës Lenovo, Një kompjuter laptop i markës Dell, Një kompjuter laptop i markës Acer.
Gjatë kontrollit te i dyshuari B.G., janë gjetur dhe sekuestruar: Një revole me nr serik 54A 040356, 9 fishekë te cal. 45 mm, Dy karikator te revoles, Nje kallf i revoles, Gjatë kontrollit te i dyshuari S.S., është gjetur dhe sekuestruar, Një telefon IPHONE7, ngjyrë e zezë.
Gjatë kontrollit te i dyshuari L.V., janë gjetur dhe sekuestruar: Telefon Iphone 13, ngjyrë Hiri, Laptop “Apple”, Dokumente, Certifikata Kadastra 3 faqe, Kopje Plani 20 faqe, Kontrata të trojeve Brezovicë 27 faqe, Kontarta Trojeve, 30 faqe, Kontrata Fasikell e Kuqe 16 faqe, Mg Energy –MG HC Brezovica-Maktos Group HC Brezovica, 3 Vula, USB dhe një Sd Card, Vetura Mercedes G class, ngjyre e zezë.
Gjatë kontrollit te i dyshuari S.S., janë gjetur dhe sekuestruar: Një pistoletë “Zervena Zasatava me nr serik 1947, Nje karikator dhe 7 fishekë te cal. 7.62 mm, Një veture Toyota, Një veturë “Mercedes G class”,Nje telefon Iphone 13 pro , Tri kartela bankare, Dokumente te ndryshme.
Gjatë realizimit të kontrollit te i dyshuari G.S., në 2 (dy) lokacionet, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar këto deshmi: Një veturë Mercedes Benz S500, Një veturë Toyota Land Cruiser, Një Librezë e veturës, Një Librezë e veturës , Një Telefon Iphone 12 Mini, Një shtëpizë e kompjuterit HP, ngjyre e zezë.
Ndërsa në shtëpinë e dy të dyshuarve G.S., dhe S.S., gjatë kontrollit në cilesinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar deshmitë: Veturë Mercedes AMG, Një librezë e veturës, Kontratë mbi shitblerjen e veturës LAND ROVER, çelës ngjyrë e zezë me te bronztë për ndezjen e automjetit Mercedes”, ka njoftuar prokuroria.


