Sporti

Ylli – Benfica, ky është rezultati i çerekut të parë

09/21/2022 22:25
nga:L J

Ka përfunduar çereku i parë i duelit Golden Eagle Ylli – Benfica në basketboll.

Ky duel po zhvillohet në Lisbonë në kuadër të çerekfinales për kualifikime në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Kampionët e Kosovës e kanë nisur në mënyrë fantastike ndeshjen dhe pas 10 minutave lojë po avancojnë në Lisbonë.

Çereku i parë i këtij dueli ka përfunduar me rezultatin 19:14.

Basketbollisti më i dalluar ishte Ahmed Bashir i Yllit që realizoi 12 pikë.

/GazetaBlic Sport