Sporti

Grealish para ndeshjes Itali-Angli: “Finalja e Evropianit është ende në kokën tonë”

09/21/2022 19:08
nga:L J

Jack Grealish foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Italisë dhe Anglisë.

Italia dhe Anglia takohen pasnesër me fillim nga ora 20:45, në San Siro, përcjell GazetaBlic Sport.

“Kanë kaluar 14-15 muaj nga finalja kundër Italisë, një ndeshje që padyshim se ka ende vend në kokën tonë, të gjithë donim ta fitonim atë ndeshje, por është ende e mrekullueshme të arrish në një finale të një turneu si kampionati europian”, tha Grealish.

Një mendim edhe për Southgate: “Ai mori kritika shumë të ashpra. Arritëm në finalen e Euro2020 vitin e kaluar, më pas pati disfatën ndaj Hungarisë, por nuk kemi humbur në 90 minuta që nga nëntori 2020 kundër Belgjikës”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport