Lajme

“U tentua të gjejnë fajtorin”- Deklarohen nga SBASHK pas incidentit të ndodhur në ‘Komisionin e Arsimit’!

09/21/2022 18:31
nga:Y I

Anëtarja e Kryesisë në SBASHK, Luljeta Boshnjaku, është deklaruar për “Gazeta Blic” pas takimit që kanë patur përfaqësuesit e kësaj sindikate me anëtarët e ‘Komisionit të Arsimit’.

Boshnjaku theksoi se nga ky takim nuk morën asnjë indikacion për zgjidhje të problemit.

Ajo theksoi se aty nuk u paraqit ndonjë ofertë por u tentua të gjendet fajtori për situatën.

“Sot në mbledhjen e Komisionit nuk pashë ndonjë indikacion për zgjidhje të problemit po ma shumë për zgjidhje të fajtorit, kush është më fajtor se tjetri.Nuk pashë se aty u paraqit ndonjë ofertë, pastaj edhe për shkak të deputetit që shkaktoi debatin nuk pat mbyllje të mirë. Ata sikur mos të kishin qenë në Kosovë fare dhe donin t’i merrnin informatat sot se çfarë ka ndodh kur ata kanë qenë në pushime” tha Boshnjaku për “Gazeta Blic”

Boshnjaku foli edhe në lidhje me mësimdhënësit që e kanë ndërprerë grevën.

Ajo njoftoi se janë diku rreth 86 mësimdhënës në mbarë Kosovën që po mbajnë procesin mësimor dhe se shumica e tyre nuk janë antarë të Sindikatës.

“Janë disa individë, janë diku rreth 13 shkolla në krejt Kosovën prej 1200 objekteve sa i ka Kosova, punojnë rreth 80-86 mësimdhënës në krejt Kosovën. Nuk ka ndonjë komunë që punojnë të gjitha shkollat. Në Gjakovë punojnë diku 6 shkolla në Podujevë janë diku 5 shkolla, sipas të dhënave që i kemi nga terreni janë rreth 13 shkolla. Prej këtyre 13 shkollave janë diku rreth 86 mesimdhënës në krejt Kosovën. Shumica e ketyre që punojnë nuk janë antarë të Sindikatës.

Boshnjaku pati një koment edhe në lidhje me debatin e zhvilluar ndërmjet deputetit të VV-së, Dimal Basha dhe kryetarit të SBASHK, Jasharaj.

“Pas takimit në ‘Komisionin e Arsimit’ ishim në SBASHK. Takimi në këtë Komision na shqetësoi shumë mirëpo ende nuk kemi ndërmarë asgjë konkretisht sepse më shumë jemi fokusu rreth zgjidhjes së problemit të grevës dhe se kemi përfill shumë” deklaroi ajo për “Gazeta Blic”.

Takimi që u zhvillua sot në Komisionin e Arsimit rezultoi pa sukses dhe me shumë tensione.

Një takim i radhës pritet të zhvillohet pas pak minutash ndërmjet kryetarit të SBASHK, Rrahman Jasharaj dhe kryeministrit Kurti.

Ky takim ndërmjet palëve pritet të mbahet me kërkesën e Drejtoreshës së Përgjitshme të Unionit të Sindikatave të Arsimit në Evropë, Susan Flock.

/Gazeta Blic/

Jasharaj tek qeveria, gati për takimin me Kurtin

“Po piskas se ti nuk merr vesh ndryshe”, Dimal Basha sulmon verbalisht Jasharajn në korridoret e Kuvendit