Lajme

Latifi pas debatit Basha-Jasharaj: Sa shumë kanë nevojë njerëzit në këtë vend për kurset e edukatës qytetare!

09/21/2022 15:59
nga:Y I

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka komentuar deklaratën e bërë sot nga deputeti i VV-së, Dimal Basha gjatë debatit me kryetarin e SBASHK, Rrahman Jasharaj.

“Unë jam ktu n’shpinë time” kjo ishte fraza që deputeti ka përdorur dhe sipas Latifit tregon qartë qysh shumë politikanë e zyrtarë në kët’ vend i trajtojnë postet dhe institucionet publike.

“I trajtojnë si diçka që u përket atyre, si njëlloj prone, me të cilën mund të sillen siç ua do qejfi” shkruan Latifi në Facebook raporton Gazeta Blic.

Tutje ai thekson se Kuvendi nuk është shtëpi e deputetëve por institucion ku përmes tyre përfaqësohen qytetarët.

“Sa shumë kanë nevojë njerëzit në këtë vend për kurset e edukatës qytetare” shkruan Latifi.

Reagimi i plotë:

“Po piskas se ti nuk merr vesh ndryshe”, Dimal Basha sulmon verbalisht Jasharajn në korridoret e Kuvendit