Lajme

Dushi: Kurti të tregohet transparent në dialog, të paktën për 51% që e kanë votuar

09/20/2022 23:34
nga:Astrit Gashi

Ish-shefja e stafit të ish-kryeministrit Avdullah Hoti, Ardita Dushi, po e vlerëson brengosëse mënyrën se si qeveria, në krye me Albin Kurtin, po e prezanton punën e tij karshi dialogut Kosovë-Serbi.

Ajo u shpreh se për këtë çështje madje vetë ekzekutivi i qeverisë kosovare nuk po tregohet fare transparent, përcjell klankosova.tv.

”Çka mua më së shumti më brengos pas këtij non-paperi është mungesa e transparencës së qeverisë karshi nesh”.

”Nuk kemi parë deri më sot as strategji, as vizion dhe nuk e dimë për gjithë këtë kohë, për një vit e gjysmë kur janë ulur në tavolinë në Bruksel, çka kanë diskutuar në bazë të çfarë platforme, përpos që kemi marrë vesh që janë lëshuar në çështje teknike, që për mendimin tim s’kish guxu me ndodhë, si çështja e targave, çështja e dokumenteve apo çështja e të pagjeturve”.

”Ne në atë kohë kemi folur për këto tema, por në bazë të parimeve. Ne kemi caktuar parimet, por s’kemi hyrë në detaje me data e këto, sepse kemi thënë se nuk ka marrëveshje pa njohje, ne kurrgjë nuk merremi vesh nëse nuk merremi vesh për ta njohur njëri-tjetrin”.