Lajme

“SBASHK duhet të tërhiqet nga ndërprerja e procesit mësimor”

09/20/2022 19:47
nga:Y I

SBASHK duhet të tërhiqet nga ndërprerja e procesit mësimor.

Kështu tha për “Gazeta Blic” eksperti i arsimit, Rinor Qehaja.

Qehaja theksoi se askush nuk guxon tu cënojë nxënësve shkollimin.

“SBASHK duhet të tërhiqet nga ndërprerja e procesit mësimor. Askush nuk guxon të cenoj të drejtën sindikale për kërkese në rritje page, por në të njëjtën kohë askush nuk guxon të u cenoj nxënësve shkollimin”

Drejtori ekzekutiv i Institutit “Edguard” tha se nxënësit kanë humbur shumë dhe pasojat do të vërehen në vitet në vijim.

“Mësimi duhet të filloj menjëherë, nxënësit kanë humbur shumë, janë të lodhur nga kjo situatë dhe shumë të dëmtuar – pasojat do të vërehet vitet në vijim”


Rinor Qehaja, Ekspert i Arsimit

Ndërsa, Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, deklaroi sot sërish se greva vazhdon pavarësisht përpjekjeve të “Avokatit të Popullit” për të gjetur një zgjidhje.

Jasharaj tha për “Gazeta Blic” se nuk kanë qenë të kënaqur me versionin që ai i’u ka ofruar për zgjidhje“Avokati i Popullit” dhe të njëjtit i kanë dërguar edhe një letër kthyese.

“Kemi patyr dy takime me “Avokatin e Popullit” por me insistimin e tij nuk i kemi bërë shumë publike ngase i njëjti ka thënë se nëse duhet e bën publike vetë ai faktin që kanë mbajtur takim. Vullneti i tij ka qenë pozitiv që si “Avokat i Popullit” të mundohet që të kemi dialog të mirfilltë. Besoj ai ka komunikuar me palën tjetër pra me Qeverinë. Pastaj siq e din opinioni doli ai me një version-propozimi për t’i përafruar palët, mirëpo dje BSPK-ja ku jam kryetar i Këshillit grevist, bashkë me kolegët e mi, e di që është punuar një shkresë kthyese për avokatin, pasi BSPK-ja nuk ishte e kënaqur me versionin që ka ofruar avokati. Po ashtu sot vizitova SBASHK-un dhe në bisedë me këshillin grevist mora informacione që edhe SBASHK i ka dërguar një letër avokatit dhe i ka përmendur çështjet me të cilat nuk është i kënaqur me përmbajtjen e versionit të avokatit.Jemi habitur me deklaratën optimiste të avokatit që të marten do të ketë marrëveshje, ndoshta e ka thënë nga dëshira, por jo vetëm që nuk ka marrëveshje por nuk kemi patur asnjë telefonatë dhe asnjë takim eventual” deklaroi Jasharaj për “Gazeta Blic”

Jasharaj: Përpjekjet për përqarje kanë dështuar, rreth 99% e institucione arsimore janë në grevë