Një shtyllë elektrike është rrëzuar sot në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë.
Si pasojë e rrëzimit të shtyllës elektrike, janë lënduar tre persona që ishin në vendin e ngjarjes.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:40, kemi pranuar informatës se në rrugën ‘Bekim Fehmiu’ në Prishtinë, një shtyllë elektrike ka rënë mbi një veturë e cila ishte në lëvizje. Si pasojë tre persona janë lënduar dhe të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka thënë se me rastin janë duke u marrë njësitet përkatëse të Drejtorisë Rajonale të policisë në Prishtinë.


