Lajme

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

09/20/2022 13:11
nga:Astrit Gashi

Një person i moshës 46-vjeçare i cili ishte në kërkim të policisë, është arrestuar të hënën rreth orës 10:00 në fshatin Dardani të Ferizajt.

I dyshuari me iniciale S.G ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë mbrojtëse në vendin e punës”, me dënim burgimi prej 180 ditëve.Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.