Sporti

Zyrtare: Valverde shpallet lojtari më i mirë i vitit nga shoqata e gazetarëve të Uruguait

09/19/2022 23:13
nga:L J

Shoqata e gazetarëve të Uruguait zgjodhi Federico Valverde si lojtarin më të mirë të vitit.

Mesfushori ka qenë një lojtar kyç në suksesin e Real Madridit dhe është vlerësuar me çmimin “Charrúa de Oro”.

Rëndësia e Valverdes në njëmbëdhjetëshen e trajnerit Carlo Ancelotti duket qartë sot, pasi ka shënuar golin që i dha fitoren madrilenëve në derbin e së dielës kundër Atletico Madrid, (2-1).

Ai poashtu ka shënuar në tri ballafaqimet e fundit të Realit.

/GazetaBlic Sport