Analisti politik, Arben Ahmeti thotë se shtatë politikanë të Kosovës janë të paralajmëruar për atentat ndaj tyre, raporton GazetaBlic.
Ahmeti thotë se kreu i Partisë Nisma, Fatmir Limaj është njëri prej tyre ku para dy jave mori informatë të tillë.
“Aktualisht, shtatë politikanë të Republikës së Kosovës, personalitete të rëndësishme që ndërlidhen me UCK-në, janë të paralajmëruar për planifikim atentati ndaj tyre, aktualisht në ditën e sotme kur po flasim. Para dy jave e kanë marrë informatën, Fatmir Limaj është njëri prej tyre”, tha Ahmeti në Politiko.