Lajme

OVL e UÇK-së dega në Sharr konfirmojnë pjesëmarrjen në protestën e PSD-së

09/19/2022 20:00
nga:Genita C

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj thotë se OVL e UÇK-së dega në Sharr kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e datës 21.09.2022 (e mërkurë), raporton GazetaBlic.

Molliqaj përmes një shkrimi në “Facebook”, i ka falënderuar ata për angazhimin në mbrojtje të vlerave të luftës.

Kujtojmë se, kjo protestë do të mbahet kundër vizitës së Trendafiloves në Kosovë.

Shkrimi i plotë:

Sapo morëm lajmin që radhët e organizatave të dala nga lufta, edhe OVL e UÇK-së dega në Sharr kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e datës 21.09.2022 (e mërkurë)

E falënderojmë shumë OVL e UÇK-së – Sharr si dhe kryetarin Emri Neshati për angazhimin në mbrojtje të vlerave të luftës.

Luftëtarët e lirisë nuk mund të jetojnë në indiferencë. Zelli i tyre është për admirim.