Sporti

Debutim i tmerrshëm: Lojtari i Antalyaspor përjashtohet me karton të kuq – vetëm pas 10 sekondave të inkuadrimit të tij në lojë

09/18/2022 11:54
nga:E K

Ndeshja e xhiros së shtatë të Superligës së Turqisë ndërmjet Antalyaspor dhe Adana Demirspor, të cilën mysafirët e fituan me rezultat 0:3, është karakterizuar kryesisht nga vrazhdësia. Arbitri Ali Palabiyik madje nxori tre herë kartonin e kuq dhe më mbresëlënës ishte ai që i tregoi mesfushorit japonez Shoya Nakajima.

Nakajima mbërriti në klub këtë verë si lojtar i lirë dhe bëri debutimin e tij zyrtar kundër Adanas. Trajneri Nuri Sahin, ikona e lojës së Borussia Dortmundit, e futi në lojë në minutën e 59-të. Kamerat fiksuan pritjen e tifozëve vendas, mes të cilëve edhe anëtarë të familjes së Nakajima, përcjell GazetaBlic Sport.

Nëna e tij nxori celularin për të regjistruar debutimin e djalit të saj me fanellën e re, dhe kjo zgjati rreth dhjetë sekonda. Nakajima me entuziazëm filloi të shtypte lojtarët kundërshtarë, por e teproi dhe goditi këmbën e kundërshtarit. Pasi i tregoi një karton të verdhë, Palabiyik rishikoi videon e VAR-it dhe e ndryshoi vendimin në një të kuqe direkt.

/GazetaBlic Sport/