Sporti

Kalvin Phillips do t`i nënshtrohet një operacioni në shpatull

09/18/2022 09:10
nga:E K

Mesfushori i Manchester Cityt, Kalvin Phillips do t’i nënshtrohet një operacioni për një problem të vazhdueshëm me shpatullën.

Reprezentuesi anglez mungoi në skuadrën e Pep Guardiolas këtë fundjavë.

Sipas raportimeve të fundit në Angli, Kalvin Phillips ka probleme të vazhdueshme në shpatull.

Është raportuar se ‘Citizens’ i është thënë se Phillips ka nevojë për një operacion dhe si rezultat është vendosur t`i nënshtrohet.

Kështu, 26 vjeçari pritet të tërhiqet nga skuadra e Anglisë për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve kundër Italisë dhe Gjermanisë në shtator.