Sporti

Peja fiton ndaj Ponte Prizrenit, ndeshje dramatike

09/17/2022 22:18
nga:Mergim Rreci

Peja ka vazhduar me fitore në elitën e basketbollit.

Pejanët fituan në udhëtim me Ponte Prizrenin me rezultat 91:94 (26:26, 27:16, 23:28, 15:14), në xhiron e dytë të Prince Caffe Superligës.

Përballja ka qenë shumë interesante dhe dramatike, ku verdhezinjtë u rikthyen në momentet vendimtare për të regjistruar fitoren e dytë në këtë edicion.