Lajme

Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

09/17/2022 09:07
nga:Y I

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë në QKMF në Fushë Kosovë.

I njëjti ishte dërguar në ambulancë pasi i është keqësuar gjendja.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa, rasti është duke u hetuar.

“Rr.Nëna Terezë, Fushë Kosovë, 16.09.2022 – 22:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar pasi i është keqësuar gjendja shëndetësore, ka marrë tretman mjekësor nga QKMF në Fushë Kosovë dhe më pas ka ndrruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.