Sporti

Super spektakël nesër, derbi i madh i dy skuadrave shqiptare, Shkëndija dhe Shkupi zbresin në fushë

09/16/2022 20:24
nga:Mergim Rreci

Një ndeshje e mrekullueshme zhvillohet nesër në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Protagoniste do të jenë dy skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Shkupi që do të përballen mes vete, shkruan GazetaBlic Sport.

Rivaliteti dhe spektakli e kanë karakterizuar gjithmonë këtë derbi, si në fushë ashtu edhe në tribuna. “Ballistët” dhe “Shvercerat” janë dy tifogrupet më të mira atje dhe gjithmonë kanë krijuar atmosferë të “zjarrtë” në takime të tilla.

Të dy skuadrat nuk e kanë nisur shumë mirë edicionin e ri, atje ku kanë pozitat 3 dhe 4 në tabelë.

Ky takim zhvillohet nga ora 15:00.

/GazetaBlic Sport/