Sporti

Segino Dest: Do të bëjë të pamundurën ta bind Milanin që të më mbajë

09/16/2022 15:03
nga:E K

Sergino Dest nuk pati kohë të mirë te Barcelona.

Mbrojtësi amerikan u largua nga Barca në drejtim të Milanit [në formë huazimi] vetëm pas dy viteve që ishte transferuar në “Camp Nou” nga Ajaxi, shkruan GazetaBlic Sport.

Milani ka në marrëveshje mundësinë e blerjes së kartonit të 21 vjeçarit, kurse ky i fundit u shpreh se do ishte i lumtur nëse do përfundonte në “San Siro“.

“Ka një opsion blerjeje në kontratën mes AC Milan dhe Barcelonës, kështu që unë do të bëj më të mirën këtu pasi shpresoj se Milani do ta blejë kartonin tim në mënyrë permanente”, tha fillimisht ai.

“Jam shumë i lumtur këtu dhe do të jap 100% për të qëndruar”, përfundoi Dest.

/GazetaBlic Sport/