Lajme

Aksident në rrugën Skënderaj-Drenas

09/16/2022 09:02
nga:Y I

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Skënderaj-Drenas, konkretisht në fshatin Polluzhë.

Një veturë është rrokullisur dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie.

Në vend të ngjarjes kanë dalë policia.

Ende nuk dihet nëse ka të lenduar.