Lajme

Ndërpritet seanca e Kuvendit, debati për grevën vazhdon javën e ardhshme

09/15/2022 15:38
nga:G B

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë seancën për shkak se në ora 16:00 Instituti Kombëtar Demokratik mban konferencën përmbyllëse të Javës së Gruas me mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar.

Ndërsa kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se kjo seancë do të vazhdojë javën e ardhshme.

Gjatë ditës, kryeparlamentari Konjufca bëri të ditur se Kuvendi duhet të mbyllë punimet e seancës së sotme para orës 16:00, për shkak të një aktiviteti tjetër nga partnerët ndërkombëtar të Kuvendit.