Federico Valverde ishte ylli i ndeshjes gjatë fitores 2-0 të Real Madridit ndaj RB Leipzig në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma.
Valverde kaloi skuadrën e Carlo Ancelottit në avantazh në minutën e 80-të me një gjuajtje nga e majta, përcjell GazetaBlic Sport.
24-vjeçari Valverde ka shijuar një start të mirë të sezonit 22/23 dhe ai ishte lojtari i spikatur kundër Leipzig.
Një përmbledhje e pjesëve të tij më të mira të së mërkurës mbrëma tregojnë se çfarë lojtari brilant është bërë.
Ai tregoi një aftësi të madhe në presing për të fituar topin. Me top, ai kishte një gjakftohtësi të madhe për të zgjedhur pasimin e duhur për shokët e tij dhe e përmbylli paraqitjen e tij mahnitëse me një gol të shkëlqyeshëm.
Fede Valverde VS Leipzig pic.twitter.com/g44ONL9xcN
— WolfRMFC (@WolfRMFC) September 15, 2022
/GazetaBlic Sport/


