Lajme

” Allo ju të PDK qetësi” Berisha nervozohet me partinë e vet

09/15/2022 12:20
nga:N M

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, është nervozuar me kolegët e tij të cilët duket se nuk e dëgjonin dhe bënin zhurmë derisa ai fliste.

Berisha për një moment i është drejtuar atyre “Ju të PDK-së bëni qetësi qatje, allo PDK-ja”.

Kryetari Konjufca intervenoi duke ju bërë thirrje deputetit të PDK-së, Elmi Reçica për qetësi.

“Zoti Reçica, zoti Hyseni po ju bën thirrje po thotë ju PDK-ja” tha Konjufca.

Avokati mbrojtës i Mustafës: ZPS-ja të mos bëjë deklarata të pasakta